KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vera e vitit 2024 është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet
Kuriozitete

Vera e vitit 2024 është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në planet

Kosova News
Kosova News 14:17 -06/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkencëtarët kanë konfirmuar se vera e vitit 2024 theu rekordet globale të nxehtësisë për të dytin vit radhazi, duke e bërë atë të jetë viti më i nxehtë në histori.

Të dhënat nga Copernicus, agjencia evropiane e ndryshimeve klimatike, tregojnë se nga muaji qershor deri në gusht ishte periudha më e ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1940.

Rekordet e vendosura vetëm vitin e kaluar tashmë janë thyer pasi ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit, me një nxitje të përkohshme nga El Nino, po rrit vazhdimisht temperaturat dhe motin ekstrem, thanë shkencëtarët.

Vera meteorologjike veriore – qershor, korrik dhe gusht ishte mesatarisht 16.8 gradë Celsius, sipas Kopernikut.

Kjo është 0,03 gradë Celsius më e ngrohtë se rekordi i arritur gjatë vitit 2023, shkruajnë mediat e huaja.

Muajt gusht të viteve 2024 dhe 2023 janë barazuar si gushtet më të nxehta në nivel global, me një temperaturë mesatare prej 16.82 gradë Celsius (62.27 gradë Fahrenheit).

Muaji korrik ishte hera e parë pas më shumë se një viti që bota nuk vendosi një rekord të ri, duke qenë pak më i freskët se korriku i vitit 2023, por për shkak se qershori i vitit 2024 ishte shumë më i nxehtë se ai i vitit 2023, kjo verë në tërësi ka qenë më e nxehta, tha Drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo.

Të dhënat datojnë në vitin 1940, por të dhënat amerikane, britanike dhe japoneze, të cilat fillojnë në mesin e shekullit të XIX-të, tregojnë se dekada e fundit ishte më e ngrohta që nga matjet e rregullta dhe ndoshta në rreth 120 mijë vjet, sipas disa shkencëtarëve.

“Këto shifra tregojnë se si kriza klimatike po e shton kontrollin ndaj neve”, tha Stefan Rahmstorf, klimatolog në Institutin për Kërkime Klimatike në Potsdam.

Gjithashtu lexoni:

Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore

A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet në ankand për 300,000 £

Harari mbi gazetarinë dhe rrjetet sociale në epokën e inteligjencës artificiale

Kosova News 06/09/2024 06/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?