KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Veprimi më i vogël i Izraelit kundër Iranit çon në shkatërrimin e Tel Avivit dhe Haifas”
Botë

“Veprimi më i vogël i Izraelit kundër Iranit çon në shkatërrimin e Tel Avivit dhe Haifas”

Kosova News
Kosova News 16:40 -18/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Veprimi më i vogël kundër vendit do të rezultojë në një reagim të ashpër nga Forcat e Armatosura iraniane dhe kjo do të rezultojë në shkatërrimin e qyteteve të Haifas dhe Tel Avivit”, tha Presidenti iranian, Ebrahim Raisi

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha se “veprimi më i vogël i Izraelit kundër sigurisë së vendit të tij do të rezultojë në shkatërrimin e Haifas dhe Tel Avivit”.

Në fjalimin e tij në paradën e Ditës së Ushtrisë të mbajtur në kryeqytetin Teheran, Raisi e përshkroi ushtrinë iraniane si “një pengesë e fortë kundër elementëve anti-revolucionarë, grupeve tekfiriste dhe armiqve”, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Raisi deklaroi se forcat jorajonale, veçanërisht SHBA-ja, shkaktojnë paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme dhe se këto forca sipas tij duhet të largohen sa më shpejt nga rajoni. Ai argumentoi se prania e Forcave të Armatosura iraniane në rajon kontribuon për sigurinë.

Në fjalën e tij, Raisi përmendi edhe kërcënimet për sulme ndaj vendit të tij nga administrata izraelite dhe deklaroi se: “Armiqtë, veçanërisht regjimi sionist, kanë marrë mesazhin se veprimi më i vogël kundër vendit do të rezultojë në një reagim të ashpër nga Forcat e Armatosura iraniane dhe kjo do të rezultojë në shkatërrimin e qyteteve të Haifas dhe Tel Avivit”.

Në kuadër të paradës u ekspozuan raketa, tanke, mjete të blinduara, mjete ajrore pa pilot, sisteme radari dhe sisteme raketore të mbrojtjes ajrore.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 18/04/2023 18/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?