KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë
Rajon

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Kosova News
Kosova News 19:29 -05/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ky nuk është vetëm fillimi i një projekti infrastrukturor, por realizimi i një vizioni të përbashkët – një vizion i rrënjosur në bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian dhe partneritetin e qëndrueshëm midis dy shteteve tona, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili së basku me kolegun e tij grek, Teodorot Livanios, ambasadorin e BE-së në vend Mihalis Rokas, përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale ka marrë pjesë në ngjarjen “Stacioni Kufitar i Liqenit të Prespës-Vendosja e vendkalimit kufitar ndërmjet Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonën e Liqenit të Prespës”.

Kjo shënoi fillimin e fazës BorPress2 të projektit, e cila në fund ka për qëllim që të vendosë një vendkalim kufitar ndërmjet Markova Nogës (Maqedoni) dhe Lemos (Greqi) që do të zvogëlojë kohën e udhëtimit ndërmjet Lemosit dhe Resnjës nga më shumë se dy orë në vetëm 40 minuta. Në këtë projekt  me vlerë mbi 7.7 milionë euro, 80% e të cilave është financuar përmes programit IPA 3 të Bashkimit Evropian, planifikohet të rinovohet stacionin ekzistues policor në anën maqedonase, ndërtimi i një ndërtesë të re për kontrollin doganor dhe kufitar në anën e Greqisë dhe zhvillimin e shtegut ndërkufitar për këmbësorë ndërmjet fshatrave Bratuçinë dhe Agios Germanos me qëllim promovimin e eko-turizmit. Partnerë në projekt janë Ministritë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Rajoni i Maqedonisë Perëndimore në Greqi dhe komunat e Resnjës dhe të Prespës.

“Sot shënojmë fillimin e projektit BorPress2 dhe vendosen themelet për hapjen e ardhshme të vendkalimit kufitar Markova Nogë / Lemos. Gjatë viteve, marrëdhënia ndërmjet vendeve tona është bërë me e fuqishme – në bazë të respektit të ndërsjellë, bashkëpunimin praktik dhe ndjenjës së thelluar për një të ardhme të përbashkët. Ky vendkalim i ri kufitar është një shprehje e fuqishme e kësaj marrëdhënieje. Është një demonstrim konkret i vullnetit politik, aftësisë teknike dhe mirëkuptimit tonë të përbashkët se në Evropën e sotme, kufijtë duhet të lidhin, e jo të ndajnë”, theksoi ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski elaboroi se ky progres nuk do të kishte qenë i mundur pa mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Evropian përmes Instrumentit së ndihmës për anëtarësim – IPA dhe Programit për bashkëpunim ndërkufitar, që mundësuan financimin e nevojshëm, ekspertizën teknike dhe mundësinë që të nxjerrim sadopak forcë nga qëllimi kolektiv evropian në të cilin lidhshmëria, bashkëpunimi dhe integrimi janë shtylla jetësore të paqes dhe të prosperitetit.

“Forca e Evropës qëndron në unitetin e saj dhe në urat që ndërtojmë përtej kufijve – e jo në muret që ngremë midis nesh. Përmes projektit BorPress2, po e shndërrojmë këtë qëllim në një ndikim praktik dhe të matshëm. Ky projekt është dëshmi se integrimi evropian nuk është një aspiratë e largët – është një proces i gjallë, i rrënjosur në rezultate të prekshme: rrugë më të mira, kufij të sigurt dhe një cilësi më e mirë jetese për qytetarët që u shërbejmë”, theksoi Toshkovski.

Projekti filloi më 14 shkurt të vitit 2025 dhe është planifikuar të zgjasë 36 muaj, duke përfunduar më 13 shkurt të vitit 2028.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit

Tepiq: Franca ka prova për lidhjet e Vuçiçit me kartelet e drogës

Berisha kërkon nga PPE mision fakt-mbledhës në Shqipëri: Vendi është kthyer në narko-shtet

Kosova News 05/06/2025 05/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
18:01 -06/06/2025
EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027
17:55 -06/06/2025
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
15:15 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?