Një tjetër seancë do të mbahet këtë javë. Të enjten deputetët do t’i kthehen sërish sallës plenare për të shqyrtuar një varg projektligjesh e nismash të partive politike.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila pas përfundimit të takimit në Kryesi ka përmendur pikat që do të trajtohen në seancën e radhës, e ndër to edhe një rezolutë e propozuar nga LDK-ja kundër sulmeve ndaj integritetit seksual.
Për seancën e pikat e rendit të ditës nuk foli shumë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahri.
Ndërkohë shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se janë bërë gjashtë herë prej kur dalin nga takimi i Kryesisë e nuk kanë çfarë për të thënë meqë sipas tij brenda asaj salle po mungon vendimmarrja në mungesë kuorumi e këtë e ka quajtur situatë të papranueshme.


