KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendimi i PZAP-it, Cakolli: Nuk u lejua shkelja e ligjit në emër të narrativave politike dhe ‘kauzave’ elektorale
Politikë

Vendimi i PZAP-it, Cakolli: Nuk u lejua shkelja e ligjit në emër të narrativave politike dhe ‘kauzave’ elektorale

Kosova News
Kosova News 14:25 -01/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimi i fundit i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nuk përbën vetëm një korrigjim teknik të vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por shënon një pikë kthese për integritetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kështu thekson Eugen Cakolli nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (KDI), sipas të cilit, me këtë vendim, PZAP-ja thjesht nuk lejoi shkeljen e ligjit në emër të narrativave politike dhe “kauzave” elektorale, duke neutralizuar gjithashtu një lojë që mund të deformonte debatin publik rreth diasporës.
“Po aq e rëndësishme është që PZAP-ja i ndaloi përpjekjet për të krijuar një situatë të paqenë, duke paraqitur diasporën si të ‘penguar’ nga votimi. Në fakt, as PZAP-ja, as parashtruesit e ankesës dhe askush tjetër nuk e ka ndaluar diasporën,” ka shkruar Cakolli.

Ai thekson se ironia më e madhe është tek ata që e vendosën datën e zgjedhjeve më 28 dhjetor, me arsyetimin se “diaspora do të jetë këtu”. “Tani po thonë se as përfaqësitë diplomatike nuk mjaftojnë dhe kërkojnë qendra shtesë, kryesisht në hapësira private, në restorante apo ambiente fetare… jo për arsye nevoje reale, por për të forcuar narrativin politik,” shton ai.

Cakolli thekson se përpjekjet për të shtuar qendra votimi jashtë përfaqësive diplomatike nuk janë të nevojshme dhe shërbejnë më shumë për ndërtimin e një narrative politike sesa për të rritur qasje reale për votuesit.

Sipas tij, përvojat nga zgjedhjet e 9 shkurtit tregojnë se qendrat jashtë vendit pothuajse nuk kanë arritur të plotësojnë kapacitetin maksimal, duke dëshmuar se infrastruktura ekzistuese është e mjaftueshme.

“Diaspora nuk duhet të bjerë pre e diskurseve përçarëse. Vota e çdo qytetari jashtë vendit do të ketë vlerë dhe legjitimitet të plotë, nëse respektohet ligji,” shtoi Cakolli

Gjithashtu lexoni:

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Kosova News 01/12/2025 01/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?