KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendimi i Ministrisë për naftën, Berjani: Do ta dërgojmë në gjykatë, të hetohen kompanitë që dyshohen për abuzim me çmime
Ekonomi

Vendimi i Ministrisë për naftën, Berjani: Do ta dërgojmë në gjykatë, të hetohen kompanitë që dyshohen për abuzim me çmime

Kosova News
Kosova News 18:30 -10/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për të caktuar marzhën maksimale të lejuar të shitjes me pakicë dhe shumicë të naftës, ka mbledhur me urgjencë Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës.

Kryetari Fadil Berjani, tha se në shoqatë situata është shumë e tensionuar dhe se vendimin e ministrisë do ta dërgojnë në gjykatë.

“Dje në Kuvendin e Shoqatës ka qenë shumë e tensionuar situata dhe ka pasur kërkesa ekstreme. Është kërkuar që të mbyllen pikat e karburantit apo të protestohet me autocisterna para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Këto kërkesa nuk janë aprovuar, por kemi marrë vendim që t’i drejtohemi gjykatës”, deklaroi Berjani.

Lexo po ashtu:

Ministria rikthen masën e caktimit të çmimit të naftës

Ai tutje tha se nga ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, ka kërkuar sqarim për këtë vendim dhe se pse naftëtarët nuk janë ftuar në diskutim para nxjerrjes së këtij vendimi. Sipas tij, arsyetimi i Hajdarit për vendimin është se disa kompani kanë abuzuar me çmime.

Ndaj, Berjani tha e konsideron të padrejtë që nga ky vendim të pësojnë 650 pika të karburantit, ndërsa kërkoi nga organet kompetente që të nisin hetimet për kompanitë që dyshohet se kanë abuzuar me çmimet.

“Kosova është treg i lirë dhe i hapur sipas Kushtetutës neni 10. Nuk ka nevojë të nxirren këso vendime që i dëmtojnë bizneset. Nëse ka kompani që abuzon me çmime duhet të merret Agjencioni i Konkurrencës dhe organet kompetente e jo të pësojnë 650 pika karburanti”, u shpreh tutje Berjani.

Ndryshe, sipas vendimit të MINT-it që u mor të mërkurën, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga monitorimi i rregulltë i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë./telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

Vazhdon seanca në përpjekjen e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje

Kosova News 10/02/2023 10/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?