KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendimi i Haradinajt e futi në borxh Qeverinë, tani duhet paguar mbi 100 mijë euro për 52 shërbyesit civilë, ishin diskriminuar kur veç disave iu rritën pagat më 2017
Politikë

Vendimi i Haradinajt e futi në borxh Qeverinë, tani duhet paguar mbi 100 mijë euro për 52 shërbyesit civilë, ishin diskriminuar kur veç disave iu rritën pagat më 2017

Kosova News
Kosova News 11:34 -17/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës është obliguar t’ua paguajë mbi 100 mijë euro për paga dhe 4 mijë e 734 euro shpenzime të procedurës për 52 nëpunësit civilë që kishin ushtruar padi se ishin diskriminuar kur më 2017 në mënyrë selektive ishin rritur pagat e një pjesë të stafit të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas vendimit të 14 shkurtit 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vërtetuar se e paditura përmes vendimit kontestues kishte rritur pagat e një pjese të stafit të Z. K në mënyrë selektive duke i diskriminuar paditësit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj më 20 dhjetor 2017 kishte vendosur që t’ua rriste pagat vetes, ministrave, këshilltarëve politikë dhe një pjesë të shërbyesve civilë. Në mesin e atyre që iu kishte rritur paga ishin edhe për zyrtarët e lartë në Zyrën Ligjore, Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Zyrën për Komuikim Publik, ku iu ishte caktuar paga bruto 800 euro.

Në këtë mënyrë, gjykata e shkallës së parë e ka aprovuar padinë e 52 nëpunësve civilë, të cilët kishin ushtruar padi ndaj Qeverisë se në mënyrë selektive ka ngritur pagat duke i diskriminuar paditësit në mënyrë të drejtpërdrejtë, raporton Betimi për Drejtësi

Nëpunësit civilë I.H, L.S, H.H, Sh.Z, R.M, F.B, Y.K-K, F.K, S.Z, S.Sh-B, J.X, A.K, B.U, B.G, N.A, N.X, A.Sh, A.K, A.S-I, T.R, B.M, S.D-K, K.S, H.C, V.K, Xh.M, P.Sh, N.R, H.B, Q.B-M, M.A, E.Sh-B, M.K, N.V, Z.B, Sh.H, M.B, Q.Z, A.P-R, A.M, S.G, R.J-K, Sh.G, K.B, B.Xh, A.A, V.S, L.Ç, A.E, Q.B, H.B dhe B.G kishin parashtruar padi kundër të paditurës Qeverisë së Kosovës për mbrojtje nga diskriminimi nga marrëdhënia e punës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Përmes këtij aktgjykimi gjykata ka detyruar Republikën e Kosovës – Qeveria e Kosovës që për shkak të diskriminimit të bërë ndaj paditësve në emër të dëmit material për periudhën dhjetor/2017 deri në shkurt/2020 t’ua paguajë paditësve shumën e përgjithshme  mbi 100 mijë euro dhe shpenzimet e procedurës prej 4,734.50 euro.

Në aktgjykim thuhet se gjykata duke u bazuar në nenin 1 paragrafi 3, nenin 3 par.1 dhe nenin 4 par 1dhe nenin 8 i dhe nenin 20 par.2 të Ligjit për Mbajtjen nga Diskriminimi ka ardhur në përfundim se e paditura me vendimin e lartcekur ku ka rritur pagat e një numri të caktuar të punonjësve në Zyrën e Kryeministrit ka shkelur të drejtat e paditësve duke bërë diskriminim të drejtpërdrejtë të paditësve.

“Kjo gjykatë vlerëson se ky aktgjykim është në pajtim me instrumentet ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut e që janë të zbatueshme edhe në Republikën e Kosovës, bazuar ne nenin 22 te Kushtetutes”, thuhet në këtë aktgjykim.

Instituti i Kosovës për Drejtësi menjëherë pas rritjes së pagave nga ish-Kryeminsitri Haradinaj kishte publikuar raportin “LOJA E KUNDËRLIGJSHME E KRYEMINISTRIT ME PAGAT”. Aty ishte konstatuar se vendimi i miratuar nga Qeveria Haradinaj ishte në kundërshtim me ligjin. Aty ishte rekomanduar që vendimi i kundërligjshëm të anulohej urgjentisht dhe ishte kërkuar hartimi  dhe miratimi i Ligjit për Pagat e Funksionarëve të Lartë të Shtetit..

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Kosova News 17/02/2023 17/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?