KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendet baltike po largohen nga rrjeti i energjisë elektrike me Rusinë
Botë

Vendet baltike po largohen nga rrjeti i energjisë elektrike me Rusinë

Kosova News
Kosova News 10:06 -17/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Estonia, Letonia dhe Lituania do të shkëputen nga rrjeti elektrik i administruar nga Rusia, në shkurt të vitit të ardhshëm.

Kompanitë e rrjetit të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës vendet do të shkëputen, në shkurt të vitit 2025, nga rrjeti elektrik që kanë qenë bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë deri më tani, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Këtë e bëri të ditur edhe ministri i Energjisë së Lituanisë, Dainius Kreivys, të martën, në llogarinë e tij në Facebook.

“Ne e kemi ditur gjithmonë se ashtu siç jemi bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, do të bëhemi gjithashtu pjesë e sistemit evropian të energjisë elektrike”, shkroi Kreivys në përditësimin e tij.

Në gusht 2023, kryeministrat e tri vendeve nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke njoftuar synimin e tyre për t’u tërhequr nga rrjeti elektrik ‘Brell’, i menaxhuar nga Rusia dhe për t’u bashkuar me sistemin e Evropës Perëndimore, më së voni deri në shkurt 2025.

Në deklaratë, të qenit pjesë e rrjetit të menaxhuar nga Rusia konsiderohej një kërcënim për sigurinë energjetike të vendeve baltike.

Vendimi për t’u bashkuar me sistemin evropian kontinental u mor në vitin 2018, kur projekti mori financimin e BE-së. Vendet janë të lidhura me rrjetin elektrik përmes Polonisë.

Bashkimi Sovjetik pushtoi vendet baltike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1991 dhe vendet trashëguan sistemin elektrik që nga ajo kohë.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 17/07/2024 17/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?