Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sot ka pritur në takim këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, së cilës i është dhënë nënshtetësia e Shqipërisë.
Në këtë takim, kryebashkiuaku Veliaj u shpreh se ka diskutuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe thotë se ka kërkuar nga ai që të bëhët liberalizimi dhe komplet dhënia e pasaportave për Kosovën.
“Unë i propozova edhe presidentit, i kam thënë edhe Edit, ne duhet me i liberalizu komplet dhënien e pasaportave për Kosovën”, është shprehur Veliaj.


