KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Veliaj: Do të jem kryetar i të gjithëve, i socialistëve dhe i demokratëve
Rajon

Veliaj: Do të jem kryetar i të gjithëve, i socialistëve dhe i demokratëve

Bekim Morina
Bekim Morina 20:15 -16/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Fitimin e mandatit të tretë si kryetar bashkie të Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si një fitore historike pasi mori 60 për qind të votave pro, që mbart një mesazh të qartë.

“Falënderoj 300 mijë votues të Tiranës, pavarësisht se ishte shi dhe kishte problematika në disa qendra votimi, ju falënderoj me zemër. Na dhanë një mesazh të pastër dhe vendimmarrje për një Tiranë që për shumicën dërrmuese do të ecë vetëm përpara dhe do që Tirana të bëhet gjithmonë e më shumë evropiane. Kjo fitore nuk më ngjiti në qiell, por më uli në tokë si asnjë mesazh tjetër. Ju premtoj përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura për të ecur përpara”, ka thënë Veliaj.

Ndërsa një mesazh pati edhe për ata që nuk e votuan në këto zgjedhje.

“Sot dua të falënderoj edhe ata që mendojnë ndryshe dhe t’ju them se vota juaj nuk është e kotë. Kam takuar shumë demokratë të mërzitur që nuk fituan dot. Iu them të gjithë demokratëve se do të jem kryetar juaj, do t’ju shërbej edhe juve siç administrata iu ka shërbyer gjithë këto vite pa i ndarë njerëzit në të majtë dhe të djathtë”, deklaroi ai.

Veliaj theksoi se PS në Tiranë arriti fitore të thellë me 60 për qind në zonat e Kombinatit që nuk e ka pasur kurrë, apo në zonën e Laprakës dhe në Njësinë 8 që njiheshin si bastione të djathta.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Shqipëria thellon bashkëpunimin me SHBA-në në mbrojtje dhe siguri

Reagon BE-ja për funeralin e Mlladiqit: Pamjet nga Beogradi janë tronditëse!

Bosnja e Hercegovina tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia për shkak të sjelljeve të zyrtarëve serbë pas varrimit të Mladiqit

KE: Glorifikimi i kriminelëve dhe mohimi i gjenocidit s`kanë vend në BE

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?