Ka vdekur në QKUK të martën punëtori që kishte marrë lëndime në vendin e tij të punës më 10 qershor.
Ai ishte rrëzuar nga lartësia në vendin e tij të punës dhe ishte dërguar për tretman mjekësor.
“Prishtinë 10.06.2023 – 16:43. Raportohet se me datë 15.08.2023 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, është njoftuar në raportin e Policisë së Kosovës.
Në qershor, personi përgjegjës i kompanisë ku po punonte viktima ishte intervistuar dhe ishte dërguar në mbajtje.


