Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që ishte vetaksidentuar më 12 qershor në Rahovec ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ka qenë duke u trajtuar.
“I dyshuari kosovar i cili me datën e cekur kishte shkaktuar vet-aksident duke drejtuar veturën ku për pasojë kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, me datë 27.06.2024 ka vdekur”, thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.