Një shtetas i huaj ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Siç ka raportuar policia, ai po trajtohej në QKUK që nga 9 marsi.
Viktima thuhet se ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.
Policia nuk ka dhënë detaje mbi problemet shëndetësore të viktimës, që kanë çuar në trajtim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


