Profesori i letërsisë angleze, Vedat Kiseri, është ndarë nga jeta të enjten në moshën 76-vjeçare.
Për vdekjen e tij ka njoftuar Shoqata e Veteranëve të Arsimit.
Kiseri ka punuar si ligjëruar dhe më pas si profesor në SHLP nga vitet 1972 deri më 2004.
Kiseri po ashtu ka shërbyer si bashkëpunëtor i jashtëm në Fakultetin Filologjik, si docent, profesor inordinar e më vonë ordinar në po këtë fakultet.
Ai po ashtu ka shpërblyer si Shef i Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në këtë fakultet, ndërkaq ka qenë edhe Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Drejtor i SHLP-së në Prizren.
Kiseri po ashtu ka përkthyer poezi nga poetë amerikanë e anglezë të cilat janë botuar në “Rilindje” dhe “Bujku”.