Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njëri ndër të aksidentuarit me autoambulancë në Gjakovë ka ndërruar jetë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur të enjten në orën 05:50 në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.
Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident”, thuhet në raport.
Kujtojmë se një autoambulancë të enjten ishte aksidentuar në lagjen “Dardania” në Gjakovë, ku kishin mbetur të lënduar gjashtë persona.
Ne mesin e të lënduarve ishin dy pacientë, të cilët po transportoheshin me autoambulancë për në spital.
LEXO EDHE: