KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdes njëri nga të aksidentuarit me autoambulancë në Gjakovë
Siguri

Vdes njëri nga të aksidentuarit me autoambulancë në Gjakovë

Kosova News
Kosova News 09:57 -01/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njëri ndër të aksidentuarit me autoambulancë në Gjakovë ka ndërruar jetë.

Në raportin  e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur të enjten në orën 05:50 në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.

Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia  ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident”, thuhet në raport. 

Kujtojmë se një autoambulancë  të enjten ishte aksidentuar  në lagjen “Dardania” në Gjakovë, ku kishin mbetur të lënduar gjashtë persona.

Ne mesin e të lënduarve ishin dy pacientë, të cilët po transportoheshin me autoambulancë për në spital.

LEXO EDHE:

Ky është punonjësi i QKMF-së që vdiq në aksidentin e autoambulancës së Gjakovës

Gjithashtu lexoni:

Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik

Ekskluzive – Edhe një polic tjetër ndalohet në kufi me Serbinë – pritet të deportohet

Marrëveshjet për migrantët: Çka përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Rexhepi: Nuk e përkrah qeverinë e ish-opozitës

Aksion në lokalet e natës në Prizren – arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika

TAGGED: Gjakovë, Policia e Kosovës
Kosova News 01/07/2022 01/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit
20:21 -15/06/2025
Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare
19:51 -15/06/2025
Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik
19:10 -15/06/2025
Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja
18:45 -15/06/2025
Borussia Mönchengladbach kërkon të transferojë dy vëllezërit binjakë kosovarë
18:25 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?