Ka vdekur një shtetas i Turqisë, dje pasdite në Fushë Kosovë. I njejti kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.
Me vendim të prokurorit, turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN- Fushë Kosovë 25.07.2023 – 15:28. Viktima mashkull shtetas i Turqisë, ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”


