Familja Bujupi nga Arllati i Drenasit ka humbur anëtarin e saj, Bledarin.
Ai vdiq papritmas mëngjesin e sotëm.
Lajmin e për vdekjen e të riut, e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.
“Me pikëllim te thellë, njoftojmë se papritmas ka ndërruar jetë nipi im i dashur Bledar Avni Bujupi. Per ceremonin e varrimit ju njoftojmë më kohë”, ka njoftuar Besim Bujupi.
Kujtojmë se I ndjeri, Bledari ishte pjesë e FSK-së dhe kornist i parë i orkestrës së Filarmonisë së Kosovës.