Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur afër objektit të Ministrisë së Arsimit, në Prishtinë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe se ne vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ekipi i mjekësisë ligjore.
Zona ku ka ndodhur aksidenti është ende e siguruar nga njësitet policore.