Ka vdekur një person në Lipjan, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK si pasojë e një aksidenti me veturë para një dite.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Rr. Bajram Gashi, Lipjan 04.08.2023 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksidentit, me datën 16.08.2023 ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.


