Ka vdekur një person në QKUK, i cili ishte duke u trajtuar pas një aksidenti me veturë në Viti.
Sipas Polisisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Viti 22.07.2023 – 10:15. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar së personi mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.


