Është gjetur pa shenja jete një person në Novoselan të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme.
Sipas njoftimit të Policisë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


