Ka vdekur në person në Prishtinë, pasi kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga një lartësi ku edhe ka qenë duke punuar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
“HETIM I VDEKJES/Prishtinë 14.08.2023-20:26. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim.


