KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman Daum, u gjet pa shenje jete
Rajon

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman Daum, u gjet pa shenje jete

Kosova News
Kosova News 14:43 -12/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ai është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit në Kavajë ku po qëndronte prej disa ditësh në Shqipëri.

Sipas njoftimit të policisë, Daum është gjetur pa shenje jete rreth orës 12:30 të ditës së sotme në dhomën e hotelit dhe dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë natyral.

“Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi Ë. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman).

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Para disa ditësh, Daum mori pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

“Unë isha këtu për tre vjet, që nga viti 1987, kur hapa ambasadën, deri në korrik të vitit 1990, kur ambasada ime u shemb në kuptimin fizik. Por jo vetëm ndërtesa e ambasadës shkoi drejt rrënimit, por edhe marrëdhënia që unë përpiqesha të ndërtoja me popullin shqiptar, me shoqërinë, me intelektualët, gjithçka dukej sikur ishte humbur. Por, përkundrazi, ajo që ndodhi ishte lindja e diçkaje të re dhe të bukur. Ishte lindja e lirisë”, ka thënë ai.

“Nuk do të thosha se ishte menjëherë demokracia në Shqipëri, por ishte padyshim lindja e lirisë. Unë pata një dorë të vogël në këtë, por nuk isha personi që solli ndryshimin. Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët, populli shqiptar, dhe veçanërisht të rinjtë. Por unë mendoj se edhe një numër i madh intelektualësh ishin forca të rëndësishme që shtynë përpara ndryshimin, po aq sa edhe ata që morën pjesë drejtpërdrejt në revolucion”.

“Dua të përmend në veçanti mikun tim të vjetër të mirë, Ismail Kadarenë. Kadare nuk është vetëm vëllai ynë shpirtëror dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, por ai kishte edhe shpirtin e lirisë”, ka deklaruar shkruan ish ambasadori.

“Dhe edhe një njeri si Ismail Kadare, i njohur në mbarë botën, siç më tregoi vetë më pas, pas revolucionit, edhe ai përballej me hetime nga regjimi sa herë që takohej me mua. Një regjim që dyshon edhe te intelektualët e vet më të mëdhenj është i destinuar të bjerë – dhe jam krenar që pata një dorë, sado të vogël, në këtë proces. E dua Shqipërinë, e dua këtë vend, natyrën e tij të mrekullueshme, malet, detin, veçanërisht vendet historike, kishat bizantine, qytete si Berati, Korça, Shkodra, Vlora, dhe më duhet të them se i doja shumë shqiptarët”, u shpreh Daum në ceremoninë e inaugurimit.

Gjatë viteve 1987-1990, Duam ka shërbyer si ambasador i Gjermanisë në Tiranë dhe njihet për rolin e tij të veçantë, duke hapur dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët kundër urdhrave të qeverisë së tij, me bindjen se kjo do të ndihmonte në rrëzimin e regjimit komunist/rtsh

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 12/07/2025 12/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?