Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pasi ishte aksidentuar dy javë më parë në Fushticë të Epërme të Drenasit.
Policia ka njoftuar të dielën se viktima ka vdekur më 12 prill, ndërsa aksidenti kishte ndodhur më 31 mars.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Fsh. Fushticë e Epërme, Gllogoc 31.03.2023 – 10:50. Me 12.04.2023 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar dhe duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.


