Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë një grua e cila ka qenë e përfshirë në një aksident që ka ndodhur më 8 dhjetor të vitit të kaluar në fshatin Korishë në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë viktima ka ndërruar jetë të enjten në QKUK.
“Më datën 09.03.2023 në QKUK Prishtinë, viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pajetë i viktimës të iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.


