Një burrë ka vdekur pasi ishte goditur nga një veturë në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës të dielën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka vdekur të hënën në QKUK, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


