Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri, duke mbajtur një fjalim në qytetin perëndimor të Nara, tha transmetuesi shtetëror NHK.
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq pasi u sulmua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara, raporton transmetuesi japonez, NHK.
Shiko po ashtu: Çasti kur qëllohet ish- kryeministri i Japonisë
Abe, 67 vjeç, po mbante një fjalim për zgjedhjet, kur u qëllua me dy plumba.
Sulmuesi i dyshuar – një burrë në mesin e 40-tave – u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa Abe u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë.
Lexo po ashtu: I dyshuari për plagosjen e Shinzo Abes: Kam dashur ta vras pasi isha i pakënaqur me të
“Sipas një zyrtari të lartë të LDP-së [partisë së Abes], ish-kryeministri vdiq në një spital në Kashihara, rajoni Nara, ku po merrte trajtim mjekësor. Ai ishte 67 vjeç”, raportoi NHK.
Lexo po ashtu: Qëllohet me armë zjarri ish- kryeministri i Japonisë
“Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno.
Lexo po ashtu: Abe u qëllua në mes të fushatës zgjedhore – ai kërkonte votë për ish-partinë