KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdes e njëra grua që u plagos mbrëmë në Majac të Podujevës
Siguri

Vdes e njëra grua që u plagos mbrëmë në Majac të Podujevës

Kosova News
Kosova News 09:36 -23/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur fshatin Majac të Podujevës, ku një person u gjet pa shenja jete brenda një veture, ndërsa dy gra u gjetën të plagosura rëndë në një shtëpi. Njëra prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në QKUK, duke e çuar bilancin e viktimave në dy.

Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës 03:35 njëra nga viktimat femra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekje e cila është konfirmuar nga mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është ri-cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur rëndë.

“Rreth orës 18:40 është pranuar informata se një person që ndodhej në një veturë dyshohej të ishte pa shenja jete. Njësitë relevante policore, hetimet dhe forenzika kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipet mjekësore dhe prokurorin kompetent”, njofton policia, e cila ka dhënë detaje për ngjerjen tragjike.

Në vendngjarje, sipas policisë, është gjetur një veturë e tipit VW, ngjyrë e bardhë me targa vendore, në pronësi të një mashkulli kosovar nga Obiliqi. Ekipet mjekësore kanë konstatuar se personi i gjetur në automjet ishte pa shenja jete.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka siguruar informacione se një person i gjinisë femërore ndodhej brenda një shtëpie, i armatosur dhe pa pranuar të komunikojë, duke paraqitur rrezik për veten dhe të tjerët. Si rezultat, në vendin e ngjarjes janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtarët për ndërmjetësim.

Pas ndërhyrjes së policisë, situata është vënë nën kontroll. Brenda shtëpisë janë gjetur dy persona të gjinisë femërore me plagë të rënda, por me shenja jete. Atyre u është ofruar ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën mbikëqyrje mjekësore dhe policore.

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes për procedura të mëtejme. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë duke vazhduar.

Gjithashtu lexoni:

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Kosova News 23/03/2026 23/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
19:45 -10/07/2026
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?