Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i tronditur nga lajmi i vdekjes së ish-kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan, Bilall Hadërgjonaj.
Bilall Hadërgjonaj, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugorë, ndërkaq, Kurti iu shpreh ngushëllime familjes Hadërgjonaj, për humbjen njeriut të tyre të dashur.
Kurti ka theksuar se i ndjeri ka qenë edhe ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës në Brigadën 134 UÇK-së.
“Z. Hadërgjonaj ka qenë një inxhinier i specializuar i bujqësisë, anëtar i Brigadës 134 të UÇK-së, kandidat për kryetar komune me subjektin tonë në zgjedhjet e vitit 2013 dhe asambleist në Komunën e Deçanit. Më pas ai mori vendimin të ndryshojë subjekt e të japë kontribut diku tjetër. Ne do të ruajmë prej tij kujtime të mira e respekt për angazhimin dhe kontributin e tij jetësor. U prehtë në paqe!”, shkroi Kurti në Facebook.
