Një 22-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas një aksidenti që ndodhi në orët e mbrëmjes së sotme në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë. Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi ngjarjen deri sa shtoi se në aksident ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Për pasojë ngasësi i motoçikletës (mashkull i lindur në vitin 2001) për shkak të lëndimeve është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë”- tha Elezaj për KALLXO.com.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit një person është ndalur në mbajtje.Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.


