Një motoçiklist ka marrë lëndime trupore pasi është aksidentuar me një veturë në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj.Elezaj tha se aksidenti është regjistruar rreth orës 15:00.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë”- ka thënë Elezaj për KALLXO.com.Ai shtoi se një person, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës.“Gjendja e tij shëndetësore është stabile (jashtë rrezikut për jetë)”- tha Elezaj tutje.Përveç lëndimeve, Elezaj shtoi se mes të dy mjetet patën edhe dëme materiale.


