Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Viktima është gjetur dje në orët e mëngjesit dhe për këtë rast policia po vazhdon hetimet pasi konsiderohet si vdekje e dyshimtë. KosovaNews
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.


