KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdekja e të riut në një burg në Serbi, KMDLNj: Artan Zymberi pritej të transferohej në Norvegji
Rajon

Vdekja e të riut në një burg në Serbi, KMDLNj: Artan Zymberi pritej të transferohej në Norvegji

Kosova News
Kosova News 11:40 -06/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), duke cituar mediat norvegjeze, ka njoftuar se në rrethana të pasqaruara një shtetas norvegjez, shqiptar nga Peja, ka vdekur në Burgun e “Sremska Mitrovicës” në Serbi.

Siç bëhet e ditur, i ndjeri Artan Zymberi ishte i dënuar me 3 vite burg në mbajtje të dënimit mbi 1 vit, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm do të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji, ku do të mbante dënimin e mbetur.

Lexoni të plotë njoftimin e KMDLNJ-së:

Të drejtat e personave të privuar nga liria, si grup i cenueshëm garantohet me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare e që zbatimi i këtyre të drejtave mbikëqyret në mënyrë efektive nga organizatat e pavarura për të drejtat e njeriut apo mekanizmat e tjerë të pavarur siç janë Avokati i Popullit dhe Mekanizmat për Parandalimin e Trajtimit Degradues.

Vdekja e një të burgosuri pavarësisht rrethanave dhe shkaktarit, gjithmonë ngre dyshime sidomos në familje por edhe në opinion.

Më 30 nëntor 2022 është raportuar në mediat norvegjeze se në rrethana të pasqaruara në Burgun e Sremka Mitrovicës në Serbi ka vdekur Artan Zymberi , shtetas norvegjez, shqiptar nga Peja, i dënuar me 3 vite burg dhe në mbajtje të dënimit mbi 1 vit.

KMDLNj merr vesh se pas viti të ri, i ndjeri Artan Zymberi do të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji ku do të mbante dënimin e mbetur. Familja dhe miqtë e të ndjerit ngrejnë dyshime se ai mund të jetë vrarë.

KMDLNj rekomandon familjen e të ndjerit që pas tërheqjes së kufomës së të ndjerit Artan Zymberi të kërkojë që të bëhet përsëri obduksioni dhe ekspertizë shtesë për të hequr dilemat apo vërtetuar dyshimet e vdekjes.

Shtetasit e Kosovës që janë në vuajtje të dënimit në Serbi por edhe shqiptarët që janë shtetas të  shteteve tjera ndihen të pasigurt në Serbi andaj është domosdoshmëri që sa më parë të nënshkruhet (në kuadër të bisedimeve) Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë për transferimin e të dënuarve në vendet e origjinës në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot

Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave

Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut

Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Pacolli premton mbështetje për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta

Kosova News 06/12/2022 06/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?