Një foshnje ka vdekur dje në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Gruas e cila kishte shkuar për ta kryer lindjen në Gjinekologji, i kishte vdekur foshnja në miter, ende pa lindur. E rastin në poilci e ka paraqitur bashkëshkorti i saj dhe se njësitët policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe se rasti tashmë është duke u hetuar.
“QKUK, 30.11.2023-14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
E lidhur me rastin është deklaruar dhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj. Ndrejaj ka thënë për “Indeksonline” se gruaja e kishte shkuar për të lindur në Gjinekologji gjatë ditëve të vikendit dhe kishte qëndruar disa ditë aty. Ndërsa foshnja kishte vdekur ende pa lindur.
Por thotë se nuk mund të flas ende për arsyet e vdekjes, pasi që pret rezulatet e autopsisë, për të pasur të qartë shkakun e vdekjes së foshnjes brenda në miter.
Por mohon se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor, të klinikës së Gjinekologjisë.
“Foshnja ka vdekur në miter. Arsyet mund të jenë të shumta. Mund të jetë ndonjë anomali, mund të jetë ndonjë kordon. Mendim definitiv ne nuk mund të japim. Sepse vdekje brenda në miter ndodhin shumë raste jashtë dhe brenda spitalit. Nuk e dijmë derisa ta marrim autopsinë. Nuk kemi defnitive asgjë, pse ka ndodhur vdekja e foshnjës brenda në miter, pritet autopsia ta vlerësoj dhe të jap mendim. Raste të tilla ndodhin shumë dhe se ka shumë arsye, por nuk mund të jap mendim pa raportin e mjekësisë ligjore. S’ka të bëjë këtu me neglizhencë të stafit. Foshnja ka vdekur brenda në miter, po i presim arsyet nga Autopsia ”, tha ai.