KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon përplasja ndërmjet Qeverisë dhe Këshillit Prokurorial
Politikë

Vazhdon përplasja ndërmjet Qeverisë dhe Këshillit Prokurorial

Kosova News
Kosova News 21:42 -15/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Donika Gërvalla, duke folur rreth nisjes së hetimeve për mosdeklarim të pasursë ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se njerëzit që kanë përgjegjësi të bëjnë ndryshime në Kosovë nuk janë të sigurt nga hapja e hetimeve.

Nisja e hetimeve për mosdeklarim të pasurisë ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duket se e ka shqetësuar zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla.

Ajo ka thënë se asnjë nga njerëzit që kanë përgjegjësi për ndryshime thelbësore në Kosovë, nuk janë të sigurt nga hapja e hetimeve të prokurorisë.

E këto deklarata të Ministres së Punëve të Jashtme, Këshilli Prokurorial i Kosovës, po i sheh si tendencë për ndërhyrje në punën e tyre.

Madje në reagimin e tyre thuhet se KPK dënon ashpër atë që e quajnë përdorim i gjuhës sistematike denigruese dhe joinstitucionale të Qeverisë së Kosovës, ndaj Prokurorit të Shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ia rikujton Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar në mënyrë ligjore një kallëzim penal të pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsion. Andaj, çfarëdo konspiracioni i ngritur nga ajo lidhur me këtë çështje është i paqëndrueshëm, joprofesional dhe përbënë tentim për njollosjen e sistemit prokurorial”, ka deklaruar Këshilli Prokurorial.

Ndërkohë, si jokorrekte deklaratat e Donika Gërvallës i sheh edhe Liridon Salihu nga GLPS.

“Në këtë rast, deklaratat e zëvendëskryeministres dhe poashtu edhe deklaratat e akterëve tjerë të Qeverisë aktuale, duhet të shihen si deklarata të cilat e cënojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor”, ka thënë Liridon Salihu.

Salihu thekson se krejt çka duhet të bëjë qeveria, është ta vazhdojnë punën me vettingun.

Por, kritika në drejtim të Këshillit Prokurorial në vazhdimsi ka bërë edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Deklaratat që janë bërë në lidhje me dorëheqjen e prokurorëve ose e kryesuesëve të ndonjë prokurorie të caktuar, janë deklarata të papranueshme për faktin se edhe mund ta cenojnë dhe rrezikojnë shkeljen e parimit të ndarjes së kontrollit dhe balancimit të pushteteve, parim ky kushtetues”, ka thënë Bugaqku.

Vullnet Bugaqku vlerëson se Haxhiu nuk ka të drejtë të bëjë deklarime të tilla.

“Me çfarë të drejte ajo merr këtë iniciativë ose këto lloj deklarime që të kërkoj dorëheqjen e një personi që mban një pozitë të një pushteti të pavarur, siç është pushteti gjyqësor dhe prokurorial. Është njëjtë sikurse dikush nga Gjykatat dhe Prokuroritë të kërkojnë dorëheqjen e ministres apo edhe të kryeministrit”, ka shtuar Bugaqku.

Albulena Haxhiu, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, kishte kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe prokurorit të një rasti të më parshëm të të miturës. (pamje konferenca e Albulena Haxhiut)./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

TAGGED: Gervalla, Keshilli, Ministria, PERPLASJA
Kosova News 15/09/2022 15/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?