KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik
Politikë

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Kosova News
Kosova News 22:12 -28/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar pas takimit me liderët e partive tjera politike se ka ofruar dy kompromise për të dalë nga bllokada institucionale.

Sipas tij, nëse kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit nuk merr mbështetjen e 61 deputetëve me votim të fshehtë, ajo do të tërhiqet.

Kompromisi tjetër ka të bëjë me arritjen e një marrëveshjeje politike në pako për postin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Kompromisi i parë: nëse kandidatja jonë Albulena Haxhiu nuk i merr votat, do të tërhiqet nga gara. Kjo është një tërheqje nga ana jonë. Por, kjo nuk u bë përshtypje partive opozitare. Kompromisi i dytë: të bëjmë një marrëveshje në paketë për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët”, deklaroi Kurti.

Kurti gjithashtu ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në për keqinterpretim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se komisioni për votim të fshehtë nuk është shpallur antikushtetues dhe se qëndrimi i opozitës është bllokues.

nga ana tjetër kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka cilësuar takimin si një “teatër politik”, duke e akuzuar Kurtin për vazhdim të qasjes imponuese dhe interpretim të njëanshëm të aktgjykimit kushtetues.

“Përkundër faktit që situata nuk është e njëjtë pas aktgjykimit, Kurti është i njëjtë, dhe qëndrimet e tij janë të njëjta”.

Ai ka paralajmëruar se deputetët që votojnë për komisionin për votim të fshehtë do të jenë përgjegjës për shkelje të Kushtetutës.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi ishte një “farsë publike” dhe se sipas tij LVV vazhdon me kushtëzime.

“Morëm pjesë me vullnetin më të mirë për të gjetur zgjidhje, ndonëse në të njëjtën kohë me drojën më të madhe se i gjithë ky takim ishte më tepër farsë publike sesa substancial. Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua”, ka thënë ai.

Derisa deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka akuzuar Kurtin për shtrembërim të qëllimshëm të vendimit të Kushtetueses.

“Nëse edhe nesër i vazhdojmë praktikat e njëjta, ata po e shkelin me qëllim Kushtetutën”, ka thënë ajo, duke insistuar që të mos votohet më për formim të një komisioni për votim të fshehtë për votim të të nominuarës për pozitën e kryetarit të Kuvendit”, tha Kadrijaj.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka theksuar rëndësinë e takimeve për zgjidhjen e krizës politike dhe ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Ai ka thënë se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje pa u konstituar organet shtetërore.

“Nëse partia e parë nuk i ka votat, t’i jepet mundësia partisë së dytë. Nëse as ajo nuk i ka votat, atëherë të shkojmë me opsionin e qeverisë teknike, siç e ka propozuar z. Abdixhiku. E rëndësishme është që vendi të ketë institucione funksionale”, shtoi Limaj.

Faton Peci nga partia Guxo, parti në koalicion me LVV-në, ka thënë se interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese “nuk është fontanë dëshirash”, prandaj ka bërë thirrje për një marrëveshje politike për zhbllokim.

“Pra të kemi pako të marrëveshjes, por jo pako të votimit të kryetarëve dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, sepse rezultati i zgjedhjeve të datës 9 shkurt nuk mund të tjetërsohet”.

Mimoza Kusari – Lila nga partia Alternativa, gjithashtu në koalicion me LVV-në, ka insistuar se në asnjërin paragraf nuk është e specifikuar se “mbarëvajtja e seancës së deritashme ka shënuar diku shkelje”.

“Gjykata Kushtetuese, nëse ka dashur të ofrojë rrugë për një proces që është në vazhdim, nuk ka dhënë rrugë. Në fund e ka ofruar një mundësi për interpretime edhe më të larmishme, deri aty sa kemi pasur deklarata që nëse vazhdohet me seancën sikurse deri më tani, do të ketë pasoja, por nuk dihet se cilat janë ato”, ka thënë Kusari – Lila.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive të përfundojë brenda 30 ditëve, duke i lënë palëve një afat të kufizuar për zgjidhjen e ngërçit institucional.

Gjithashtu lexoni:

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

Kosova News 28/06/2025 28/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?