KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish- krerëve të UÇK-së, sot sërish jep dëshminë dëshmitari i dytë – anëtari i LDK-së
Siguri

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish- krerëve të UÇK-së, sot sërish jep dëshminë dëshmitari i dytë – anëtari i LDK-së

Kosova News
Kosova News 08:25 -19/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish- krerëve të UÇK-së, sot sërish jep dëshminë dëshmitari i dytë – anëtari i LDK-së

Për të tretën ditë radhazi, dëshmitari i dytë i prokurorisë – anëtari i LDK-së, në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes së viktimave para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon dita e tretë e kësaj jave në rastin gjyqësor, ndërsa sipas njoftimit këtë javë do të jenë gjithsej katër seanca.

Për dallim nga dita e parë, kur pjesa hyrëse ishte e hapur për publikun, seanca e së martës gjatë tërë kohës ishte e mbyllur dhe me përmbajtje të redaktuar. Ky dëshmitar në ditën e parë të dëshmisë tha se është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se ka qenë prezent në daljen publike të UÇK-së.

Dje ka vazhduar intervistimi i dëshmitarit të dytë të mbrojtur, i cili është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja. Pas hapjes së seancës nga trupi gjykues, është kaluar në seancë të redaktuar për publikun.

Të hënën, ky dëshmitar ka konfirmuar se ka qenë dhe është anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga fillimi i viteve 90’ si dhe ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai dje gjatë pjesës së hapur për publikun ka treguar për organizimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përgjatë viteve 90’, ndërsa pyetjet e prokurorit kanë qenë të fokusuara në organizimin e LDK-së në komunën e Malishevës.

Dëshmitari gjithashtu është pyetur nga prokurori për daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Dëshmitari ka pranuar se ka qenë prezent në këtë ngjarje bashkë me anëtarë të tjerë të LDK-së.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022).

Gjithashtu lexoni:

Shqipe Mehmeti-Selimi – ish-ushtarja e UÇK-së që mund të nxjerrë Kuvendin nga ngërçi

Skandal në Ferizaj: Mashtruesi ushtroi detyrën e mjekut dhe farmacisrit për 8 vjet – me diplomë të falsifikuar!

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë të Fakultetit të Mjekësisë

Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

Kosova News 19/04/2023 19/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Shqipe Mehmeti-Selimi – ish-ushtarja e UÇK-së që mund të nxjerrë Kuvendin nga ngërçi
16:01 -30/06/2025
68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës
15:37 -30/06/2025
Skandal në Ferizaj: Mashtruesi ushtroi detyrën e mjekut dhe farmacisrit për 8 vjet – me diplomë të falsifikuar!
15:22 -30/06/2025
Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë të Fakultetit të Mjekësisë
15:17 -30/06/2025
Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë
15:03 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?