KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Varhelyi shpreh keqardhje pasi i quajti disa eurodeputetë “idiotë” (VIDEO)
Botë

Varhelyi shpreh keqardhje pasi i quajti disa eurodeputetë “idiotë” (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 14:40 -15/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhje për komentet e tij, një ditë pasi u dëgjua në sallën e Parlamentit Evropian (PE) teksa i quajti disa eurodeputetë “idiotë”.

Gjatë debatit për zgjerimin, që u mbajt më 14 shkurt në PE, derisa mikrofoni i tij ishte ende i ndezur, Varhelyi iu drejtua shefit të kabinetit të tij në gjuhën e tij amtare hungareze me pyetjen: “edhe sa idiotë kanë mbetur?”.

Kjo pyetje i referohej numrit të përfaqësuesve që do t’i bënin pyetje lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkan.

“Unë sinqerisht shpreh keqardhje për keqkuptimin rreth një komenti që kam bërë gjatë debatit në seancë plenare të Parlamentit Evropian. Ky ka qenë një diskutim privat në hungarisht mes meje dhe shefit të kabinetit tim për një çështje krejt tjetër. Kjo është nxjerrë jashtë kontekstit dhe unë kërkoj falje për çfarëdo keqkuptimi”, ka thënë Varhelyi.

After Commissioner @OliverVarhelyi replies to questions by MEPs, he takes his seat, you can clearly hear him saying: “How many other idiots are still there?” pic.twitter.com/TR8xwwc4V0

— Sándor Rónai (@sandor_ronai) February 14, 2023

Për një kohë të gjatë, Parlamenti Evropian e ka në shënjestër komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi Varhelyi, të cilin e ka kritikuar me dyshime se është “tepër i afërt” me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me liderin e serbëve në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik.

Madje, përmes një Resolute, Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Komisioni që të kryejë hetime të brendshme për sjelljen e tij.

Anëtarë të PE-së dyshojnë se Varhelyi ka ndërhyrë për të anashkaluar shkeljen e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në disa vende që aspirojnë anëtarësimin në BE, sidmos Serbinë.

“Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim me qëllim bën përpjeklje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qëndrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtërësimit“, thuhet në atë tekst.

Gjithashtu lexoni:

Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Kosova News 15/02/2023 15/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për sulm seksual
09:45 -07/07/2025
Vdes një foshnjë gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet
09:27 -07/07/2025
Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
09:09 -07/07/2025
Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku
08:38 -07/07/2025
Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?