KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Varhelyi: Ballkani Perëndimor, pjesë e familjes evropiane
Politikë

Varhelyi: Ballkani Perëndimor, pjesë e familjes evropiane

Kosova News
Kosova News 21:30 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane, derisa theksoi se duhet të krijohet shpejt një treg i përbashkët rajonal për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha avantazhet e mbështetjes së BE-së.

Varhelyi, i cili mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm si pjesë e procesit të Berlinit.Në takim morën pjesë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të BE-së, vendeve pjesëmarrëse në këtë proces, RCC-së dhe RYCO-s.

Ai tha në Twitter se “procesi i Berlinit është i rëndësishëm në agjendën e zgjerimit të BE-së”.

Sipas tij, BE-ja është duke biseduar me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor për sfidat kryesore me të cilat përballet rajoni. Varhelji shtoi se në agjendë është edhe siguria energjetike.

Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock, tha më herët sot se vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të krijojnë bazën për një treg të përbashkët rajonal, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të BE-së.

Kurse, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori sot pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj qeverisë gjermane për përpjekjet maksimale për të çuar më tej kohezionin rajonal duke nënvizuar faktin që bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është një faktor themelor ndihmues për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Ministrja Xhaçka më tej theksoi se Shqipëria e konsideron Procesin e Berlinit si një shtysë për të çuar përpara axhendën e BE-së në tri shtylla kryesore: rritja ekonomike dhe ndërlidhja, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimi i shoqërisë civile dhe lidhja ndërmjet njerëzve.

Ajo vlerësoi konsensusin e arritur për nënshkrimin e tre marrëveshjeve në fushën e lëvizjes së lirë në rajon.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida në fushat e ndikimit gjeostrategjik njësoj si vendet anëtare të BE-së prandaj edhe duhet të trajtohen në kushte të barabarta. Kjo është arsyeja pse rivitalizimi i Procesit të Berlinit është thelbësor, së bashku me iniciativat e tjera për zbatimin të drejtave themelore në rajonin tonë” u shpreh Xhaçka gjatë fjalës së saj në ministerial.

Në fund, ministrja vlerësoi përpjekjet e përbashkëta lidhur me angazhimin ndaj të rinjve, duke vlerësuar punën e RYCO-s dhe më tej fuqizimi që do të vijë nga krijimi i Fondit Kulturor për të Rinjtë. Këto përpjekje shënojnë një histori suksesi në rajon për mbështetjen e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, si dhe për forcuar pajtimin si dhe bashkëpunimin rajonal rinor.

Temat kryesore në diskutim ishin siguria energjetike, Axhenda e Gjelbër, Tregu i Përbashkët Rajonal, pajtimi dhe roli i të rinjve, si dhe aktualiteti gjeopolitik.

Një ndër temat e diskutuara në këtë takim ishte edhe krijimi i Fondit Kulturor për të Rinjtë në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë

Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë
15:21 -05/07/2025
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
15:07 -05/07/2025
Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm
14:44 -05/07/2025
Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme
14:14 -05/07/2025
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
13:46 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?