KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vangjel Tavo zgjidhet kryetar i Himarës
Rajon

Vangjel Tavo zgjidhet kryetar i Himarës

Kosova News
Kosova News 09:25 -05/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rreth 1.500 vota më shumë sesa rivali, Vangjel Tavo siguroi fitoren për garën e kryebashkiakut të Himarës.

Numërimi i votave përfundoi herët në mëngjes në të 36 qendrat e votimit, të cilat përfunduan me rezultatin 5.022 vota (58.62%) kundrejt 3.545 (41.38%) të votave që shkuan për kandidatin opozitar Petraq Gjikuria.

Në fjalën e rastit, z. Tavo u shprehu falënderimin qytetarëve himarjotë që i besuan projektit të tij.

“Sot fitoi Himara, fituan himarjotët. Dua të falënderoj banorët e njësisë të bashkisë Himarë, Hore Vranisht, Lukovë, për besimin që patën duke na votuar në mënyrë plebishitare vazhdimësinë e mandatit të vitit 2023. Që sot fillojmë punën për të gjitha ato që kishim premtuar banorëve. Që sot, të bashkuar të gjithë, të majtë e të djathtë, përtej besimit të gjithsecilit, të gjithë për Himarën e bashkuar, të qetë, pa probleme, pa kriza, të gjithë për bashkëjetesën, për të bashkuar të gjitha realitetet në këtë bashki,” tha z. Tavo.

Në krye të bashkisë, socialisti ka premtuar se do të shohë me prioritet zhvillimin e turizmit në zonë, përpos problematikave të tjera që shqetësojnë banorët.

Ai përsëriti ftesën për kundërshtarin Gjikuria që t’i bashkohet nismës së tij për një drejtim ndryshe të qytetit.

“Oferta ka qenë e sinqertë dhe vazhdon të jetë e tillë: z. Gjikuria nëse nuk largohet në Amerikë është i mirëpritur të jetë nënkryetar i Bashkisë. Bashkia ka nevojë për të gjithë, problemet nuk kanë ngjyrë, as Himara dhe kështu do të vazhdojmë të drejtojmë bashkinë e Himarës,” deklaroi z. Tavo.

Zgjedhjet në Himarë erdhën pasi KQZ-ja i hoqi mandatin ish-kryetarit të zgjedhur Fredi Beleri.

Votimet e djeshme ishin të qeta dhe me probleme vetëm për disa votues, të cilët rezultuan se nuk ishin pajisur me mjetet e rinovuara të identifikimit dhe nuk arritën ta shprehin vullnetin e tyre.

Pjesëmarrja në fund të ditës arriti 37,61%, më e lartë sesa në zgjedhjet e 14 majit 2023 me më shumë se 3 për qind. 8.678 nga 23.074 votues gjithsej iu drejtuan qendrave të votimi/ rtsh

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 05/08/2024 05/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?