Legjenda e filmave aksion dhe mjeshtri i arteve marciale, Jean-Claude Van Damme ndodhet për vizitë në Kosovë.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka publikuar një foto me aktorin e njohur të filmave të Hollivudit, teksa së bashku e kanë bërë simbolin e shqiponjës.
“Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj. Van Damme ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, ka shkruar Lladrovci.