KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Valon Murtezaj reagon ashpër: “LDK-ja 18 muaj pa mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm – demokracia brenda partisë është cenuar rëndë”
Politikë

Valon Murtezaj reagon ashpër: “LDK-ja 18 muaj pa mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm – demokracia brenda partisë është cenuar rëndë”

Kosova News
Kosova News 14:56 -25/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj, ka reaguar publikisht ndaj, siç thotë ai, mosfunksionimit demokratik të organeve të partisë, duke theksuar se Këshilli i Përgjithshëm nuk është thirrur për plot 18 muaj, që nga data 28 maj 2024.

Në postimin e tij, Murtezaj ka ngritur shqetësimin se anëtarëve të Këshillit u është mohuar mundësia të kryejnë përgjegjësinë e tyre statutare për të përcaktuar qëndrimet politike të LDK-së dhe për të diskutuar gjendjen e përgjithshme në vend.

“Si është e mundur që kjo të ndodhë?” – pyet Murtezaj

Ai ka adresuar pyetje të drejtpërdrejta ndaj udhëheqjes aktuale të LDK-së, duke kritikuar atë që e quan “abrogim” të funksioneve demokratike të partisë.

Murtezaj ka theksuar se Statuti i LDK-së përcakton qartë se vetëm Këshilli i Përgjithshëm ka autoritet të vendosë për qëndrimet politike të partisë dhe çështjet madhore që lidhen me organizimin dhe rolin e LDK-së në institucionet shtetërore.

Kritikë për krizën politike në vend

Në reagimin e tij, Murtezaj ka nënvizuar se Kosova po përballet me krizën më të rëndë politike dhe institucionale në vitet e paspavarësisë, duke theksuar se vendi për një vit “nuk ka qeveri efektive dhe as Kuvend efektiv”. Sipas tij, kjo situatë është pasojë e “palidershipit politik” dhe mungesës së përgjegjësisë.

Rikthim te vlerat e Rugovës

Murtezaj i është kthyer edhe vlerave themeluese të LDK-së, duke përkujtuar Presidentin Ibrahim Rugova dhe themeluesit e partisë, të cilët, sipas tij, ndërtuan LDK-në mbi parimet e paqes, lirisë dhe demokracisë.

Ai ka theksuar se angazhimi politik duhet të jetë “humanist e altruist”, duke refuzuar çdo formë profiterizmi dhe vendimmarrjeje jashtë normave statutare.

“Demokracia marshon dhe nuk mund ta ndalë askush”

Në fund të reagimit të tij, Murtezaj ka shprehur vendosmërinë për të mbrojtur frymën demokratike brenda LDK-së dhe parimet rugoviane që, siç thotë ai, duhet ta udhëheqin partinë.

“Demokracia marshon dhe atë nuk mund ta ndalë askush. Zoti e bekoftë lirinë dhe demokracinë në Kosovën europiane. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, përfundon Murtezaj.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 25/11/2025 25/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?