KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vaksinimi kundër tërbimit të kafshëve – Peci: 250 mijë doza shpërndahen nga ajri, s’janë të rrezikshme
Ekonomi

Vaksinimi kundër tërbimit të kafshëve – Peci: 250 mijë doza shpërndahen nga ajri, s’janë të rrezikshme

Kosova News
Kosova News 15:29 -16/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 250 mijë doza vaksina nga ajri janë paraparë të shpërndahen kundër sëmundjes se tërbimit të kafshëve, aksion  i cili do të zgjasë afër gjashtë ditë, varësisht nga kushtet klimatike.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Ai tha se vaksinat janë të sigurta dhe nuk paraqesin rrezik për shëndet të njerëzve apo kafshëve bazuar në përshkrim të prodhuesit të vaksinës.

Sipas Pecit, përmes këtij aktiviteti synojnë përkujdesjen e shëndetit të kafshëve dhe parandalimin e shpërndarjes së sëmundjeve.

“Jemi këtu në aeroportin ‘Adem Jashari’ për të parë nga afër aktivitetin e ndërmarrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës falë përkrahjes financiare të Komisionit Evropian, një aktivitet që është duke u realizuar dy herë në vit dhe që ka për synim shpërndarjen e vaksinave për kafshët e egra, që ka për synim përkujdesjen e shëndetit të kafshëve por njëkohësisht edhe parandalimin e shpërndarjes së sëmundjeve qoftë te kafshët e egra, por edhe tek kafshët shtëpiake”, u shpreh Peci, teksa tregoi edhe për zonat ku do të shpërndahen këto vaksina.

“Është paraparë që të zgjasë 5-6 ditë aktiviteti. Për 48 orë janë mbi 50 mijë vaksina që janë shpërndarë dhe shpërndahen në shumicën e territorit të Kosovës, kryesisht në vendet malore, kodrinore-malore, por edhe të kullosave dhe nuk përfshihen zonat ku ka lumenj apo liqeje dhe si total objektivi është ndarja e 250 mijë vaksinave dhe ajo që ja vlen të ceket përpos numrit të vaksinave, modeli që është përzgjedh është një prej formave më të avancuara në aspektin e rezistencës për një interval sa më të gjatë, në mënyrë që kafshët e marrin këtë përmes ushqimit, ta kenë afatin e skadencës edhe efikasitetit sa më të madh”, deklaroi Peci.

Gjithashtu lexoni:

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kosova News 16/05/2023 16/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?