KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vajza e Musliut i reagon Velës: Nëse je i interesuar për ADN-në, të ftoj në shtëpi ta marrësh mostrën
Politikë

Vajza e Musliut i reagon Velës: Nëse je i interesuar për ADN-në, të ftoj në shtëpi ta marrësh mostrën

Kosova News
Kosova News 20:26 -04/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Blerim Vela sot gjatë ditës përmes një shkrimi tallës ishte përfshirë në debatin që po bëhet rreth presidentit serb, Aleksander Vucic dhe gazetarit Fahri Musliu. Vela duke komentuar lajmin që Vuçiq kishte dalë bashkë me babain e tij, Angjelko Vuçiq, për të demantuar pretendimet rreth tij dhe Fahri Musliut, kishte shkruar se është e kotë pa e bërë testin e poligrafisë dhe testin e ADN-së, bashkë me Fahri Musliun.

Valbona Musliu, vajza e gazetarit Fahri Musliu, ka reaguar ashpër ndaj tij duke thënë se “vetëm frikacakët, jo profesionistët, injorantët e të përdalët shkruajnë shkrime e më pas i fshijnë”.

“Blerim Vela, para se të shkruash apo të komentosh mendo dy herë. Ose shkruaj e mos fshi, ose mos shkruaj fare. Vetëm frikacakët, jo profesionistët, injorantët e të përdalët shkruajnë e më pas fshijnë…E të guximshmit, profesionistët, e të moralshmit u qëndrojnë prapa shkrimeve, fjalëve, statuseve e komenteve”, ka shkruar ajo.

Duke iu drejtuar Velës, Musliu ka thënë se “nëse je bash- bash i interesuar për ADN-në e Fahri Musliut të ftoj në shtëpi ta marrësh mostrën, por paraprakisht përgatitu profesionalisht, sepse nuk je në kabinet të Presidentit/es”.

“Lexova që je vet bashkëshort e baba dhe nuk e di  para se të shkruash a ke menduar për njollosjen e familjes Musliu? A ke menduar se Fahriu e ka bashkëshorten, katër vajza dhe gjashtë nipa e mbesa? Dhe jo vetëm kaq. Sigurisht se JO, sepse përtej zyrës e kolltukut nuk sheh më larg. A mendoni për dhunën psikologjike e emocionale që u shkaktoni familjarëve, në mos Fahriut, i cili tash e nënte vite po “kryqëzohet” nga mediat, me saktësisht nga “koleget” e vet, e së fundmi edhe nga njerëz si ty që përfaqëson një institucion shumë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje ajo. 

Vela ka thënë se s’ka arritur të përçojë mesazhin në mënyrë të qartë, kur ka dashur të theksoj absurditetin e çështjeve që lidhen me Vuçiqin dhe qasjen e presidnetit serb në raport me Musliun dhe Kosovën.

“I kërkoj falje gazetarit Fahri  Musliu dhe publikut, që në përpjekjen time për ta theksuar absurditetin e çështjeve në fokus të presidentit të Serbisë dhe qasjen e tij në raport me z. Musliu dhe me ne, nuk kam arritë ta përqojë mesazhin qartë”, ka thënë Vela për Gazetën Express.

Ai tutje ka thënë se kërkon falje të sinqertë për komentet e tij dhe thotë se s’kanë pasur qëllim ta lëndojnë gazetarin Musliu apo ta lëndojë personalitetin e tij.

“Ju kërkoj ndjesë të sinqertë për komentet e papërshtatshme nga ana ime që gjithsesi nuk e kishin qëllimin ta lëndojnë z.Musliu apo personalitetin e tij. Prandaj i kërkoj falje edhe një herë, sinqerisht!”, ka shtuar ai.

Në fund Vela ka thënë se komenti i tij s’përfaqëson presidencën.

“Shpresoj në mirëkuptimin tuaj dhe ju siguroj që komenti im nuk e përfaqëson Presidencën”, ka përfunduar ai.

Ndryshe gazetari në pension Fahri Musliu në vazhdimësi ka demantuar pretendimet se “është babai i Aleksander Vuçiqit”, duke sqaruar se me nënën e Vuçiq kanë qenë vetëm kolegë të mirë.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?