Ushtarët letonezë të KFOR-it, së fundmi zhvilluan patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës.
Siç thuhet në njoftim në Facebook të misionit të NATO-s në Kosovë, patrullimi dhe bashkëpunimi me institucionet vendore të sigurisë mundëson suksesin e përgjithshëm dhe efektivitetin operacional të Forcës së Kosovës.
“Këto përpjekje theksojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.