Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë, në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare, po zhvillohet trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban i Avancuar”, me pjesëmarrjen e trupave nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Forcat e Armatosura të Turqisë dhe FSK-së.

Ky trajnim përfshin tema që lidhen me përgatitjen dhe aftësimin e kursantëve për reagim në raste të katastrofave natyrore dhe njerëzore, si: planifikimi, zhvillimi i detyrave individuale të kërkues-shpëtuesve në një katastrofë urbane, puna ekipore në operacione shpëtimi, përdorimi i pajisjeve adekuate, aplikimi i pajandrimeve dhe dhënia e ndihmës së parë në situata të tilla.

Trajnimi përbën vazhdimësi të bashkëpunimeve të rëndësishme drejt rritjes së kapaciteteve për reagim në emergjenca urbane dhe forcon ndërveprimin ndërmjet tre vendeve: Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës.







