Ushtarët e Kosovës dhe ata të Shqipërise janë stërvitur së bashku nga instruktorët e Brigadës Amerikane të Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB).
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, kjo stërvitje ka për qëllim aftësimin në nivel taktik dhe operacional të trupave me qëllim të përgatitjes për validim të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë.
Mehaj përmes një postimi tutje shtoi se Brigadat e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të ShBA-së, janë njësi të specializuara me misionin kryesor për të kryer stërvitje, këshillim, ndihmë, mundësim dhe shoqërim të operacioneve me vendet aleate dhe partnere.


