KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UNMIK përkrah përpjekjet për ndërtim të mirëbesimit në Kosovë
Politikë

UNMIK përkrah përpjekjet për ndërtim të mirëbesimit në Kosovë

Kosova News
Kosova News 20:03 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Përkundër kohërave të vështira dhe rrethanave sfiduese, veprimet tona janë të rëndësishme. Veprimet tona transformojnë shoqëritë duke i vendosur ato në rrugë të bashkëjetesës paqësore dhe prosperitetit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm,” tha Caroline Ziadeh, përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefja e UNMIK-ut, në fjalën e saj hyrëse në Forumin e OKB-së në Kosovë për Ndërtim të Mirëbesimit, sot në Selanik.

Forumi shënon përvjetorin e pestë të përpjekjeve të UNMIK-ut për ndërtimin e mirëbesimit, të cilat përpiqen për një angazhim më të madh të të gjitha komuniteteve të Kosovës në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve dhe krijimin e themeleve të nevojshme për përparim pavarësisht narrativave përçarëse dhe rrethanave sfiduese.

“Qëndrueshmëria, siç e dinë shumë mirë komunitetet anembanë Kosovës, kërkon jo vetëm përshtatje ndaj vështirësive kurdo që shfaqen ato, por edhe të kuptuarit se çdo sfidë mund të shëndrrohet në mundësi të re. Qëndrueshmëria kërkon kërkon guxim politik, lidership, solidaritet, partneritet dhe mbi të gjitha ndërtim dhe përkrahje të mirëbesimit,” tha PSSP Ziadeh.

Me qëllim të “Mbështetjes së Bashkësisë për një të Ardhme më të Mirë”, forumi treditor mbledhë në një vend 120 përfaqësues nga komunitetet dhe sferat e ndryshme të jetës, duke përfshirë institucionet e Kosovës, shoqërinë civile, mediat, gratë dhe organizatat rinore.

Ata do të punojnë së bashku për të formuluar rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për ndërtim të mëtutjeshëm të mirëbesimit në Kosovë në fushat e sundimit të ligjit, të drejtave gjuhësore, mbrojtjes së mjedisit, pjesëmarrjes dhe përfshirjes qytetare, mediave dhe luftimit të dezinformatave dhe fuqizimit ekonomik për të mirën e të gjithëve në Kosovë. Këto rekomandime do të ndahen gjerësisht me të gjitha palët e interesuara dhe do të udhëzojnë përpjekjet e ardhshme të UNMIK-ut për ndërtimin e mirëbesimit.

“E vetmja mënyrë për të krijuar besim është ta njohësh dhe pranosh një problem dhe të japësh një zgjidhje. Në negociata, askush nuk fiton gjithçka, dhe nëse doni të jeni të suksesshëm, atëherë të gjithë duhet të ndjejnë se kanë marrë diçka,” tha baronesha Catherine Ashton, ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian. Ashton iu bashkua forumit së bashku me personalitete të tjera të nivelit të lartë ndërkombëtar dhe rajonal duke marrë pjesë në panele të ndryshme diskutimesh dhe duke ofruar pikëpamjet dhe këshillat e tyre se si të rritet më tej ndërtimi i mirëbesimit në Kosovë dhe rajon.

“Në politikë koha është gjithçka. Të njëjtat qasje dhe zgjidhje që funksionuan më parë mund të mos funksionojnë më, por ajo që mbetet është qëllimii. E vetmja mënyrë për ta stabilizuar Evropën Juglindore është që të gjitha vendet të anëtarësohen në BE dhe paqja, bashkëpunimi, demokracia dhe përgjegjësia janë opcion i vetëm që kjo të ndodhë,” tha znj. Vesna Pusiq, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë.

Forumit për ndërtimin e mirëbesimit it në Selanik i parapriu një seri konsultimesh tematike të fokus grupeve, të cilat u zhvilluan në Qendrën Barabar në Prishtinë gjatë tetorit dhe nëntorit. Këto konsultime ofruan një mundësi për përfaqësuesit e nivelit bazë që të fillojnë të diskutojnë sfidat me të cilat ballafaqohen në fushat e tyre përkatëse dhe çështjet më urgjente për njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.

Që nga Forumi i 2018-ës për ndërtimin e mirëbesimit në Lubjanë, agjenda e ndërtimit të mirëbesimit ka qenë inkurajimi i dialogut ndërmjet komuniteteve, mbështetja e mësimit të gjuhës, fuqizimi i të rinjve, promovimi i barazisë gjinore, mbrojtja e sundimit të ligjit, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Ndërtimi i mirëbesimit dhe qasja e përqendruar tek njerëzit mbeten gurthemeli i përpjekjeve të UNMIK-ut për të siguruar një jetë paqësore dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 21/11/2023 21/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
10:46 -10/05/2025
Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Lipjan
10:28 -10/05/2025
Aksident mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar
10:11 -10/05/2025
Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare
09:35 -10/05/2025
Vdes njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar në Komoran
09:17 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?