KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UNDP lanson programin BOOST x Kosova për një sektor privat të qëndrueshëm
Tjera

UNDP lanson programin BOOST x Kosova për një sektor privat të qëndrueshëm

Kosova News
Kosova News 17:28 -26/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Ambasadën e Japonisë në Kosovë, lansoi sot BOOST x Kosova, një program që pritet të iu ndihmojë bizneseve t’i tejkalojnë sfidat dhe të arrijnë qëndrueshmëri përmes integrimit të praktikave të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Në ngjarjen lansuese, ku të pranishëm ishin: Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, SH.T. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë ad interim i Japonisë në Kosovë, Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i ICK-së, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, komunave të Kamenicës dhe Prishtinës, BERZH-it dhe Odave Ekonomike ndër të tjerë, u shpalos programi në tërësi, së bashku me aktivitetet dhe modulet që ky program përmban, njofton KosovaNews.

Duke folur për rëndësinë e platformës, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së theksoi: “Kosova po kalon një periudhë të vështirë, prekur nga kriza socio-ekonomike – e cila pa iu dhënë shansi të rimëkëmbet plotësisht nga pandemia, u përkeqësua edhe më tej nga trazirat aktuale globale. BOOST x Kosova do të ofrojë një zgjidhje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse për bizneset e vogla dhe të mesme, duke i ndihmuar ato të rimëkëmben nga Covid-19 përmes tranzicionit të gjelbër”.

“Me fokus në modelet e qëndrueshme të biznesit, menaxhimin e riskut dhe qëndrueshmërinë ndaj fatkeqësive, BOOST synon të zhvillojë kapacitetet e rreth 50 kompanive private, me potencial për të krijuar qëndrueshmëri mjedisore dhe rimëkëmbur nga pandemia përmes praktikave të gjelbëra”, tha me këtë rast SH.T. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë ad interim i Japonisë në Kosovë.

Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i ICK- së theksoi se ”Programi BOOST x Kosova jo vetëm që do të ndihmojë bizneset nga perspektiva e të bërit biznes, mirëpo, do të punojë ngushtë me to për të përshpejtuar qëllimet e tyre drejtë një të ardhme të qëndrueshme, duke i bërë bizneset pjesëmarrëse lidere në promovimin e praktikave të gjelbra dhe të qëndrueshme të të bërit biznes. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për rritjen e tyre, por edhe për komunitetet në të cilat ato veprojnë”.

BOOST x Kosova u mundësua përmes nismës së UNDP-së “Premtimi Klimatik”: Projekti për Rritje përmes Rimëkëmbjes së Gjelbër dhe të Drejtë nga COVID-19, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Japonisë. Ky projekt synon të adresojë sfidat e sektorit privat në Kosovë dhe mundësitë e rritjes përmes praktikave të gjelbëra. Thirrja është e hapur për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me zgjidhje inovative që promovojnë praktika të qëndrueshme, efiçiente dhe ekologjike. Gratë ndërmarrëse inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe të integrojnë inovacionin dhe teknologjinë në bizneset e tyre, kështu duke krijuar vende të reja pune dhe të rimëkëmbur ekonominë e Kosovës nga pasojat e pandemisë. Ekipet fituese do të marrin pjesë në një program akselerimi 3-mujor, punëtori dhe sesione individuale mentorimi për lidershipin, biznesin dhe transformimin e gjelbër, të dizajnuara për të siguruar mbarëvajtjen e aplikimit të zgjidhjeve që ata kanë zhvilluar.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 26/09/2022 26/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar
17:48 -23/07/2026
Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”
17:42 -23/07/2026
Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?